Hetohet në gjendje të lirë Voltana Ademi: Zbatova vetëm Kushtetutën dhe dekretin e Metës

2019-07-01 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Procedohet penalisht në gjendje të lirë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për pengim të procesit zgjedhor. Voltana Ademi bllokoi disa qendra votimi duke mos i hapur ditën e sotme, me argumentin se janë ambiente në administrim të Bashkisë së Shkodrës dhe se 30 qershori sipas saj nuk është datë zgjedhjesh. Në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua sot të caktoje 6 qendra të reja votimi për të çuar atje materialet zgjedhore në mënyrë që qytetarët të votojnë.

Policia e Shkodrës njoftoi zyrtarisht se kryetarja Bashkisë Shkodër Voltana Ademi do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të ?Pengimi i zgjedhësit?, "pasi duke ushtruar funksionin dhe autoritetin e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa Qendra e Votimi (shkolla), të cilat administrohen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretisht 53 Qendrat e Votimit". Kryebashkiakja do të hetohet për veprën penale të ?Pengimi i zgjedhësit? parashikuar nga neni 330/1/2 i Kodit Penal.

Në një dekalratë për mediat, kryebashkiakja Ademi tha se ka prova me video që do i dorëzojë në Prokurori. Ajo thotë se të gjitha veprimet e saj janë bazuar në dekretin e presidentit Meta që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, dhe me një dekret tjetër caktoi 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

"Procedimi penal nuk është i ditës së sotme. Është paralajmëruar dje në transmetim direkt nga komisarët e KQZ, nga kryeministri. prefekti, ministri i Brendshëm. që publikisht kërcënuan një kryetare bashkie në detyrë, në përputhje të funksioneve të saj. Nuk habitem nga procedimi që u njoha vetëm përmes medias. Dua të deklaroj se unë si kryetare e bashkisë, nuk kam shkelur asnjë ligj dhe kështu asnjë nga punonjësit tanë dhe asnjë qytetar i Shkodrës. Bashkia ka zbatuar vetëm kushtetutën. Kam zbatuar ligjin për vetëqeverisjen vendore", tha Ademi.