14 të arrestuar për djegien e KZAZ në Vaun e Dejës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-01 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Policia ka vënë në pranga 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër. Mes të arrestuarve janë nënkryetari i bashkisë dhe punonjës në sektor të ndryshëm të kësaj bashkie, ndërsa sipas policisë është shpallur në kërkim djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës.Sipas policisë ndalimi I këtyre shtetasve ëhstë bërë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës ?Ndre Mjeda? në fshatin Bushat.Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.Të arrestuarit për sulmin në KZAZ në qarkun e Shkodrës janë; Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës, Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë, Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë, Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti, Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë, Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush, Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac, Mark Rrethatori 26 vjeç.Në lidhje me këtë sulm policia bën me dije se ndiqen penalisht shtetasit Kastriot Gjini, 33 vjeç, Vladimir Gjinaj, 34 vjeç dhe Altin Fushaxhiu, 44 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel, Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull, Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë, Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë, Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë, Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë, Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë dhe Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.