Report TV - Kandidati i BD për Kurbinin: Unë jam ndryshe! Brenda një viti marrin fund shumë probleme

2019-07-01 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kandidati i partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, Edmond Piroli është ndalur të flasë për ecurinë e fushatës së tij elektorale në Kurbin, teksa ka vënë në pah problemet kryesore që ka ky qytet, duke premtuar se do t'u japë fund brenda një viti.

"Mungon rruga, shërbimi ujit të pijshëm, mbeturinat janë jashtë rrugës, burim sëmundjes. Garantoj që këto do të mbarojnë brenda një viti. Për mua nuk është partia mbi të gjitha, por qytetarët", tha Piroli në Report Tv.

Ai ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me kundërshtaren politike në këtë garë, por sipas tij, ajo e ka të humbur garën pasi nuk ka qenë shumë pranë banorëve.

"Nuk e njoh kandidaten dhe nuk kam pasur fare komunikim me atë. PS-ja ka kusuret e veta, se nuk është treguar shumë e afërt me qytetarët", tha Piroli.

Në fund, ai i ka bërë një ftesë qytetarëve të Kurbinit, që të marrin masivisht në votime, duke u shprehur i bindur për mbështetjen e tyre.

"Popullit të Kurbinit i kërkojë që të dalin masivisht në votime dhe nëse dalin e dinë se kë do të votojnë", tha Piroli në Report Tv.