Një kalimtare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga makina ditën e sotme në aksin Korçë-Maliq. Viktima është një 21-vjeçarja, Silva Xhuti banuese në Leminot. Ndërsa shoferi që drejtonte automjetin tip 'Toyota' që përplasi për vdekje të renë, është një 73-vjeçar nga Greqia.
21-vjeçarja po kalonte rrugën pranë fshatit Vloçisht dhe dyshohet se automjeti që e përplasi të ketë qenë me shpejtësi.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.