RTV Ora - Tropojë, 7 të arrestuar për dëmtimin e KZAZ nr 9

2019-06-21 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

#rtvora

Shtatë persona janë arrestuar në Tropojë pas ngjarjes së ndodhur të martën kur një grup qytetarësh hynë në ambientet e Muzeut Historik dhe dëmtuan materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 9.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë 7 persona, për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor.

Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas për veprën penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme?, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas të tjerë, për veprat penale ?Shkatërrimi i pronës?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor?.

Ndërkohë në Shkodër, policia ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre dy punonjës të policisë bashkiake dhe një specialist të bujqësisë.

Ata akuzohen për djegien e shkollës ?Shejnaze Juka" në lagjen ?Kongresi i Përmetit? Shkodër dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle, si dhe për kundërshtimin me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Mëngjesin e të mërkurës përplasja mes bashkive dhe policisë është zhvendosur në KAZA-në e Kavajës ku mbështetës të PD janë grumbulluar në ambientet e jashtme pas kërkesës së bashkisë për lirimin e godinës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tropoje-7-te-arrestuar-demtimin-e-kzaz-nr-9

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz