Lobimi rus në SHBA/ Basha refuzon prokurorinë: Më njihni më parë me faktet, pastaj do të vij

2019-06-18 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Në orën kur duhej të ishte në prokurori, 09:30 të mëngjesit të sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha nuk është paraqitur në derën e organit të akuzës, por ka bërë një reagim zyrtar shpërndarë nga zyra e shtypit të PD-së, ku shfaq refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori. Basha thotë se më parë, prokuroria duhet ta njohë me faktet që ka nga hetimi, duke shtuar se atëherë do të ishte i gatshëm të shkonte.

Prokuroria e Tiranës, e cila e ka vënë në hetim lidhur me çështjen e financimit rus për lobimin në Shtete e Bashkuara të Amerikës, e thërriti më 12 qershor për ta njohur zyrtarisht sot, 17 qershor, me akuzat si i pandehur. Lideri i opozitës joparlamentare akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën elektorale të vitit 2017.

Në një letër dërguar sot Prokurorisë, kryedemokrati Basha, së bashku me Arben Ristanin, ish-sekretarin e Përgjithsëm të PD-së si dhe ekonomistin e selisë blu, Ilir Dervishi, të tre në hetim, thonë se nuk do të shkojnë derisa prokuroria të zbatojë me përpikëri ligjin.

?Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore?

Lulzim Basha
Ai e mbyll letrën duke theksuar se ?duke kërkuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria, që të bëjë të njëjtën gjë. Në keto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t?u paraqitur sipas njoftimit të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin?.

PD ka paraqitur edhe nenet e Kodit të Procedurës penale, ku pika 3 e nenit 308 kërkon parashtrimin e përmbledhur të faktit, dhe neni 128/a e bën kërkesën të pavlefshme.