Për herë të parë 10 artistë të Teatrit të Operës, performojnë në urbanin e ‘Kombinat Kinostudios’

2019-06-14 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Në mëngjesin e kësaj të premteje 10 instrumentistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e nisën punën ndryshe. Në stacionin e ish-Uzinës, tek 21-Dhjetori, në një autobus-urban të linjës Kombinat Kinostudio artistët në kuadër të muajit të muzikës luajtën dhe kënduan këngë edhe pjesë muzikore qytetare të mbarë trevave shqiptare për udhëtarët e rastit, të cilët fillimisht mungonin.

Më pas u bashkua në këtë udhëtim të programuar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti në stacionin pranë poliklinikës nr. 9 tek 21-Dhjetori.

?Menduam që edhe në kuadër edhe të njohjes së këtij muaji të muzikës, që jo të gjithë e njohin si të tillë qershorin, menduam që t?ua prezantojmë edhe qytetarëve të Tiranës. Është një mundësi e mirë, që të niset mëngjesi me muzikë, edhe pse jo me muzikën tonë shqiptare. Shpresojmë që të jetë një nisëm që të vazhdojmë edhe me artistë të tjerë. Pasagjerët fillimisht nguronin, duke menduar se ishte xhirimi i ndonjë videoklipi, por më pas na përgëzuan për këtë nisëm. Artistët besoj se e mirëpresin çdo lloj hapësire ku mund të performojnë ata vet?, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Pasagjerët e vlerësuan këtë zgjedhje, me dëshirën që në të ardhmen organizime të tilla të jenë edhe më të shpeshta.
?Shumë ditë e veçantë, ditë e mirë, të lehtëson. Janë këngë që mungojnë, duhet të jenë më të shpeshta?.

?Jemi shumë të kënaqur. Gjëra të tilla të bëhen sa më shpesh, ja vlen se njerëzit janë të shqetësuar, janë të lodhur. Është gjëja më e mirë, ishallah e arrini që ta organizoni më mirë, se do t?i lehtësoni edhe njerëzit?.

?Artistët t?i kemi me jetë, se ata na mbajnë gjallë, na japin humor dhe i kemi për zemër, çdo ditë edhe çdo natë?.