Report TV - Cakaj: Raporti mesazh të qartë për opozitën, Basha të mos parashikojë të ardhmen

2019-05-31 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Raport që thotë të vërtetën për ecurinë e Reformave në Shqipëri, përtej lupës së qeverisë. Kështu e ka cilësuar progres-Raportin e KE, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Në një konferencë për mediet, Cakaj është ndalur të flasë për vendimin pozitiv për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian. Një vlerësim që thotë të verbëtën përtej qeverisë, tha Cakaj, si dhe një përgjigje për opozitën.

Sipas tij, tani është koha që palët politike të lënë mënjanë interesat partiake dhe të dialogojnë për të mirën e vendit.

"Për të merituar çeljen pa kushte të negociatave. nuk është thjesht përsëritje të vitit të kaluar. Raporti i ri është dëshmi e sukseseve të reja, dëshmia e përmbushjes së të gjithë rekomandimeve të KE. Në mënyrë kompetente aq sa voluminoze në një vlerësim milimetrit, KE ka vlerësuar evoluimin në kohë të Shqipërisë. Cilësi dhe entuziazëm shtesë të instucioneve në rrugën e BE. Nuk është thjeshtë "po" çështja kryesore, por edhe vetë mënyra se si janë paraqitur argumentet.

Shqipëria rast shembullor i transformimit të sistemit te drejtësisë dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke konsideruar numrin e kondisderueshëm të prokurorëve, raporti vlerëson lartë faktin se gjithë kjo punë është kryer nën monitorimin e OMN. Ka një vlerësim ndërkombëtar se si është bërë Reforma në Drejtësi, për shkak të pastrimit të tij, vendi ka ngritur dhe institucionet gjyqësore. Raporti konfirmon përpjekjen e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.