Report TV -Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin e masakrës së Matit

2019-05-30 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Kujtim Hoxhën, autor i masakrës së Matit i cili në tetor të vitit të kaluar vrau tre persona mes tyre 2 punëtorë të bashkisë Mat dhe bashkëfshatarin e tyre.

Avokati i Koxhës ka kërkuar shtyrjen e seancës për klientin e tij, ndërkohë që seanca e radhës do të mbahet në datën 3 qershor.

Personat që humbën jetën nga kjo ngjarje ishin Mentor Hoxha 35 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç si dhe Hamit Buci 38 vjeç, banor i fshatit Shëlli.

Autori kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin, ndërsa babai i një prej viktimave (Mentor Hoxhës) i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një dopio raki nga ana e tij.

Por pas debatit me punonjësit e bashkisë për një rrugë, shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë.

Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka marrë armën dhe ka qëlluar punonjësit që po konsumonin drekën.