http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht thirrjeve të Gjermanisë nëpërmjet partive në pushtet CDU-CSU për dialog pa kushte mes palëve politike në Shqiperi, Lulzim Basha nuk heq dorë nga qëndrimet e tij radikale.Kreu i PD përsëriti gjatë një takimi nga Vora me mbështetesit e opozitës, se largimi I Edi Ramës është parakusht për dialogun që duhet të nisë.Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor. Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje tëmos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë. Na duhet dhe do të kemi një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët, për të vendosur sëbashku, jo thjeshtë largimin e Edi Ramës, sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociushëm për hapjen e dialogut politik. Por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, që ju të keni mundësi përmes votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju.Basha shtoi se Edi Rama nuk ka shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim electoral. Lideri I opozitës tha se Rama ka future në listat e tij për zgjedhjet vendore, njerëz të krimit.Edi Rama nuk ka asnjë shans ti detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave. Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur.dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës. Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës. Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin. Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s?ka për ta pranuar kurrë këtë.