RTV Ora - BOOM: Humbi këmbët në moshën 1 vjeçare, sot ecën me gjunjë. Apeli: Më ndihmoni me proteza!

2019-05-29 3 Dailymotion

Download Convert to MP3

#rtvora
Emisioni "BOOM" në RTV Ora në rubrikën "Shqipëria pa filtra" të kësaj të premteje solli rastin e Mamude Muçajt.

Ajo ishte vetëm 1 vjeç kur humbi të dyja këmbët pasi djepi ku ishte duke fjetur gjumë iu dogj.

Në moshën, 17 vjeçare prindërit i vendosin 2 proteza me të cilat mund të ecte normalisht.

Por sot 43 vite më pas, këto proteza kanë dalë jashtë funksioni dhe për këtë arsye 60-vjeçarja jeton brenda katër mureve të shtëpisë pasi e ka të pamundur për të zhvilluar jetën normale.

Mënyra e vetme që mund të lëvizë në shtëpi është duke ecur me gjunjë, të cilat shpesh i gjakosen.

Muçaj: Problemet shëndetësore më kanë filluar që në moshën 1 vjeçare pasi jam djegur. Ishte kohë dimri, ishte ftohtë atëherë, kishin lënë një legen me zjarr, me shpuzë në fund të djepit. E lajmërojnë nënën që po del tym nga shtëpia. Kishte marrë djepi dhe këmbët e mia.Në moshën 17 vjeçe vendosa protezat, më doli fati. U martova dhe bëra tre fëmijë, vajzën dhe dy çunat. Sot jam 60 vjeçe.

I kam ruajtur protezat si sytë e ballit. I kam thënë doktorit mos më lë të vuaj, se tërhiqem zvarrë, më jep një kujdestari.Më ka thënë që kujdestaria u jepet vetëm atyre që janë në shtrat. Po në shtrat jam dhe unë, i kam bërë gjunjët gjak. Kam vajtur për protezat, më kanë thënë se kushtojnë 4 mijë euro.Nuk i kam mundësitë.Kam tentuar disa herë të helmoj veten, kam vuajtur boll. Kush më shikon të bëjë sevap për një palë proteza, asnjë gjë tjetër.

Deri në sigurimin e protezave që e ka domosdoshmëri edhe një karrocë me rrota për ambientin brenda shtëpisë do ta ndihmonte, që të mos ecë mbi gjunjë.

Historia e Mamudesë është vërtet interesante. Bashkëshorti i saj ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme për të në emër të dashurisë. Është detyruar të ndahet nga pjesa tjetër e familjes vetëm sepse ka zgjedhur të jetojë me Mamudenë.

Bashkëshorti: Nuk jam ndjerë i paragjykuar, nuk ma dha njeri me zor por e mora vetë. Jam krenar. Njerëzit e mi janë zemëruar të gjithë, me motrat, me të gjithë. Vetëm me dy vëllezër bëhem, me tre të tjerët jo. Dashuria ka triumfuar deri këtë sekondë. Unë i bëj të gjitha, nuk dua asgjë vetëm protezat. Tani mund të bëhem edhe unë. Vetëm protezat e time shoqeje, sikur gjithë Shqipërinë të ma japin, nuk e dua. As qypa me florinj.Vetëm protezat. Kur qan ajo, unë dal jashtë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/boom-humbi-kembet-ne-moshen-1-vjecare-sot-ecen-me-gjunje-apeli-me-ndihmoni-me-proteza
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz