Report TV - Vlorë, djali i biznesmenit u kundërpërgjigj me zjarr/ Dalin pamjet e makinës së autorëve

2019-05-29 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

REPORT TV siguron pamjet e momentit të largimit të autorëve të atentatit dje në Vlorë, ku objektiv ishte Inez Hajrulla, një personazh i njohur për drejtësinë. Në video duket momenti kur makina tip ?Land Rover? largohet nga një rrugë dytësore në qytetin bregdetar pas ngjarjes duke u djegur më pas në Babicë. Deri tani janë shoqëruar tetë persona për t'u marrë në pyetje, por asnjëri prej autorëve, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e bizneseve për ti identifikuar.

Bazuar te burimet nga grupi hetimor, në makinën tip Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur kanë qenë katër persona. Fillimisht njëri nga katër personat që kanë qenë në makinë ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Inez Hajrulla së bashku me personat e tjerë. Por duke parë që plumbat nuk e kapën, një tjetër ka zbritur nga makina dhe i është afruar duke qëlluar, por Inez Hajrulla është kundërpërgjigjur me zjarr.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj 58 vjeç. Ndërkohë që policia është në kërkim edhe të Hajrullës dhe personave të tjerë që ishin me atë në tavolinë për t'u marrë dëshminë në lidhje me ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk gjendet.