Basha: Negociatat nuk hapen ne Qershor

2019-05-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Përfundimin e punimeve të Samitit të Berlinit ku ishin të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, kreu i demokratëve Lulzim Basha e komentoi si një ?Jo? që Bashkimi i Europian do t?i japë Shqipërisë në Qershor. Arsyeja kryesore dhe përgjegjësia për ngeljen në klasë të Shqipërisë sipas Bashës, e ka një emër:

?Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash. Me këto standarde nuk mund të ishte as në Këshillin e Evropës. Këto janë standarde afrikane. Samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e Ballkanit, por edhe për njeriun më të korruptuar, Edi Rama, i cili sot synon të na kthejë 10 vite mbrapa duke na kthyer vizat.?

Basha tha se nuk do të ketë kthim pas në vendimin që demokratët dhe partitë aleate kanë marrë për të mos hyrë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën.

Në fund, kreu i demokratëve ftoi që të marrin pjesë në protestën e 11 Majit edhe banorët e njësisë së Farkës në kryeqytet.

Tv Klan