Basketboll/ Flamurtari hakmerret ndaj Tiranës, fiton Superkupën e Shqipërisë

2019-05-28 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ekipi i Flamurtarit në Basketboll për femra ka shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm në arkivin e saj. Të mërkurën në mbëmje në pallatin e sportit ?Flamurtari? ekipi vlonjat ka mposhtur me rezultatin 62-58 Shoqatën e Basketbollit Tirana në finalen e Superkupës. Një ndeshje që rezultoi mjaft e dyluftuar duke patur parasysh faktin që vetëm pak ditë më parë ekipi kryeqytetas mposhti pikërisht Flamurtarin në finalen e Kupës.

Hakmarrje është një pjatë që serviret sa është e ftohtë dhe për këtë trajneri i Flamurtarit, Viron Toska, shprehet shumë i lumtur.

?Para këtij publiku dhe para këtij interesimi që bën media për ne është kënaqësi të fitosh trofe. Vajzat treguan edhe një herë që janë ekip shumë i mirë dhe që do të luftojnë për kampionatin. Më të mirën e dhamë sot para këtij publiku.?

Ndërkohë dy basketbollistet e Flamurtarit, Plasa dhe Siljanovska, për fitimin e trofeut deklaruan:

Migena Plasa: ?Trofeu i sotëm ishte shumë i rëndësishëm pasi ne vinim nga një objektiv i paarritur siç ishte Kupa e Shqipërisë, pavarësisht shumë faktorëve të jashtëm. Treguam edhe një herë që jemi ekip që I japim tonin basketbollit shqiptar.?

Siljanovska: ?Si fillim dua të përgëzoj shoqet e skuadrës. Sigurisht që jam e lumtur pasi ky është sezoni im i parë jashtë vendit tim që është Maqedonia. Arritëm diçka të rëndësishme."

Flamurtari-Tirana pas finales së Superkupës do të ndeshen sërish së bashku, por këtë herë për ?play-off-in? e kampionatit.