Mbyllet pas 4 orësh protesta e opozitës, e 9-ta pas protestës së 16 shkurtit. Ndrys" /> Mbyllet pas 4 orësh protesta e opozitës, e 9-ta pas protestës së 16 shkurtit. Ndrys"/>

RTV Ora - "Rama ik!", protestuesit nuk zbrapsen as me gaz lotsjelles e as ujë, digjet makina

2019-05-27 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

#rtvora
Mbyllet pas 4 orësh protesta e opozitës, e 9-ta pas protestës së 16 shkurtit. Ndryshe nga protestat e tjera kjo e sotmja (13 prill) nisi në orën 18:00 dhe u mbyll në orën 22:00 me fjalimin e kryetarit të PD-së i cili nënvizoi se opozita është maxhorancë absolute dhe se largimin e Ramës është kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protesta nisi në orën 18:00 para kryeministrisë ku ne nje moment protestuesit cane kordonin dhe hipen ne shkallët e kryeministrisë. "Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet dhe bandën e korrupsionit" u shpreh kryetari i PD-se ne fjalimin që mbajti para kryeministrisë.

Pas një orë e 30 minuta protestuesit u zhvendosen para Parlamentit. Policia përdori disa herë gaz lotsjellës për të zbrapsur protestuesit e vendosur para parlamentit. Kishte momente kur përdori dhe ujë por protestuesit ktheheshin sërish. Në një moment protestuesit i vunë flakën një makine.

Permes nje postimi Presidenti Ilir Meta bente apel per evitimin e konfrontimit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama i cili ndodhej në Kuvajt përmes postimeve në twitter ironizoi protestën.

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi se jane plagosur 5 efektive policie, ndersa heshtet per protestuesit. Gazetaret e RTV informojne per 20 persona te shoqeruar.

RTV Ora percolli live protesten

Ora 22:07 Protestuesit zhvendosen drejt pselise PD

Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD tha se protesta e sotme (13 prill) është më e madhja në historinë e pluralizmit, Ai tha se qytetarët vulosën largimin e Ramës.

Basha: Sot të 9 protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranziotore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-rama-ka-humbur-cdo-legjitimitet-nuk-do-kete-zgjedhje-falso
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz