Një ditë pas grabitjes së përgjakshme në pistën e aeroportit të Rinasit, familjarët e grabitësit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kanë bërë identifikimin e tij. Në morgun e Tiranës, ku trupi jku nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore dhe ju bënë analizat përmes shenjave të gishtërinjve për identifikimin e tij, familjarët kanë mbërritur aty. Vëllai i Admir Murataj thotë se lajmin e ka marrë vesh nga mediat. Vëllai i tij u vra pas grabitjes së 10 milionë eurove në Rinas, sasi parash që do të transportoheshin me avion nga Tirana në Viene. Admir Murataj ishte i maskuar me paruke tullaci dhe me maskë në fytyrë. Identifikimi i tij mori kohë pasi ai nuk kishte asnjë mjet identifikues me vete.
Murataj ka qenë ende në kërkim për organizimin e dy grabitjeve të bujshme atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit dhe grabitjen e një banke te ?Stacioni i Trenit? në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij Aleksandër Murataj.