Mazniku: Toka ku do ndërtohet shkolla i është kthyer pronarëve nga qeveria e PD, nuk prek UB

2019-05-24 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Shkolla e re moderne që do të ndërtohet për të gjithë fëmijët e Njësisë 11 në Kodër Kamëz nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as konceptin e kampusit universitar. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku në një lidhje telefonike për Neës24 informoi se projekti i shkollës së re do të ndërtohet në një truall privat, të cilin Bashkia e Tiranës e ka shpronësuar për t?ia kthyer qytetarëve në formën e një shkolle publike, e cila është kërkuar nga vetë prindërit e fëmijëve që banojnë në atë zonë.

?Toka sot është me status pronë private, nuk është pronë e Universitetit Bujqësor. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë shprehur në mënyrë të vijueshme për të parë mundësinë që një pjesë e asaj zone të kthehet në funksion universitar. Qeveria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të mundësisë për të kthyer një pjesë të asaj prone në zonë universitare. Shkolla e re nuk prek dhe nuk cënon në asnjë element konceptin e kampusit. Asnjë prej ndërtesave të kampusit universitar, nuk preket për këtë qëllim. Sot, pasi është bërë akti i shpronësimit që para 6-7 muajsh, është pronë e Bashkisë së Tiranës, e cila do t?i jepet qytetarëve për një shkollë publike shumë të nevojshme për banorët e Kodër Kamzës dhe unë besoj se kjo jo vetëm që nuk e cenon në asnjë element konceptin e kampusit universitar, por kjo do t?i shtojë një funksion shumë të bukur social kulturor asaj hapësire dhe do ta bëjë një hapësirë më të këndshme dhe më funksionale për banorët e Kodër Kamzës?, tha Mazniku.

Ai sqaroi se prona gjatë sistemit të shkuar ka funksionuar si fidanishte dhe i është kthyer pronarëve me vendim të qeverisë së parë të Partisë Demokratike. ?Për të qenë të vërtetë me argumentin, ajo zonë ka qenë një fidanishte para viteve ?90, dhe që në kohën kur kryeministër ka qenë z. Meksi, përpara vitit 1997, ajo zonë i është kthyer pronarëve?, tha Mazniku.