Report TV - PD protestë kundër Ramës në Fier, tension mes policisë dhe simpatizantëve

2019-03-14 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kryeministri Edi Rama vijon takimet në qytetin e Fierit në kuadër të turit 'Bashkia që Duam', ndërsa një grup simpatizantësh të PD-së dhe LSI-së, ashtu si dje edhe sot vijojnë që të protestojnë disa metra larg vendit ku do të mbahet takimi i kryeministrit me banorët e Fierit.

Me pankarta në duar dhe thirrje 'Rama ik' në një moment situata mes protestuesve dhe policisë është tensionuar, ndërsa kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi akuzoi efektivët për provokim. "Protesta jonë është paqësore, ne nuk provokojmë, po protestojmë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Ne nuk jemi provokatorë si ju" tha ndër të tjera Baçi.

Ndërkohë që policia ka bërë thirrje për shpërndarje të turmës, pasi tubimi është i paligjshëm. Për protestën e djeshme u shoqëruan mbrëmë 50 persona, nga të cilët katër u arrestuan, ndërsa 41 po hetohen në gjendje të lirë për tubim të paligjshëm.