“Dhuro një pemë”, qytetarët i bashkohen nismës për Tiranën e gjelbër

2019-03-14 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

?I zgjodha për të zbukuruar qytetin, edhe si kujtim i gjyshit për nipërit?. Petrit Përnaska është njëri nga gjyshërit e Tiranës që vendosi t?u bëjë një dhuratë të veçantë dy nipërve dhe mbesës së tij. Ai dhe familja e tij iu bashkuan fushatës së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, pas Amfiteatrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjeti rastin të ftojë qytetarët që të shfrytëzojnë festat e 7-8 Marsit për të lënë gjurmë në qytet. ?Jam shumë i lumtur sot që i?u bashkova Petrit Përnaskës, me dy nipa dhe një mbesë, i cili dhuroi pemë për qytetin sepse gjyshërit realisht mendojnë se e ardhmja e këtij qyteti është për nipat dhe mbesat e tyre, ndaj janë të parët të interesuar të kontribuojnë. Dua t?i ftoj të gjithë qytetarët, ashtu si gjysh Petriti bëri sot, për nipat, për mbesat, për fëmijët e tyre, për ditën e nënës, për ditën e mësueses, për ditën e verës, sebepe ka plot, por arsyeja është një: qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe të kemi një mjedis ku gjenerata e djemve dhe vajzave të këtij qyteti të rriten shëndetshëm?, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se brezi i sotëm nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës, ndërsa vlerësoi faktin se tani që bashkia është fuqia që po e promovon këtë transformim të qytetit, kjo nismë ka gjetur përkrahjen edhe të qytetarëve. ?Gabimet që janë bërë nga gjeneratat e mëparshme nuk ka asnjë arsye pse të paguhen nga gjenerata pas, as tymi, pas plehrat, as ndotja, as zaptimi. Tani që bashkia është fuqia që po e promovon këtë transformim të qytetit, jemi jashtëzakonisht të lumtur që përtej stafit tonë, ka pafund njerëz të mirë si Petriti dhe të tjerë, që çdo ditë na bashkohen me një kontribut konkret?, deklaroi Veliaj.

Ai shprehu bindjen se deri në prill, kur do të mbyllet kjo fushatë edhe për këtë vit, kryeqytetit do t?i jenë shtuar edhe 100 mijë pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbër e duke përmirësuar cilësinë e jetës. ?Mezi pres që deri në prill kur të mbarojmë këtë fushatë 100-mijëshe të pemëve, të kemi mundësi të gëzojmë sa më shumë familje, që kujtimet e fëmijërisë së të vegjëlve të qytetit të lidhen me këto pika dhe këto rrënjë që janë hedhur në qytet?, theksoi Veliaj.

Edhe familja Shehu dhe Veizaj u bënë pjesë e këtij aksioni duke kontribuar për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet. Shumë qytetarë të Tiranës po zgjedhin që për raste të veçanta, si ditëlindje apo përvjetorë, të mbjellin pemë për qytetin. Kryeqytetasit janë sensibilizuar duke u bërë fëmijëve të tyre dhurata të veçanta, siç është edhe mbjellja e pemëve.