Ora News – Rama fton Bashën nga samiti i diasporës: Kur do flasim?

2019-03-01 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

#oranews #edirama #ftese #lulzimbasha
Nga Samiti i Diasporës, kryeministri Edi Rama, ftoi publikisht liderin e opozitës, Lulzim Basha, për tu ulur në bisedime për të zgjidhur krizën politike. Rama iu drejtua Bashës shkurt, me të njëjtën mënyrë siç ftoi në dialog studentët. Kur do flasim? Edhe kryedemokrati Basha ishte i ftuar në këtë Samit por ai i bojkotoi punimet.

Kryeministri Rama zgjodhi që thirrjen për dialog, kryetarit të opozitës Lulzim Basha, t'ja drejtojë para shqiptarëve të suksesshëm anembanë anëmban globit, të mbledhur bashkë në Samitin e Diasporës.

Kreu i qeverisë iu drejtua Bashës me të njëtën formë që ju drejtua studentëve muaj më parë.

Rama: Atyre shqiptarëve që sot ishin të ftuar e nuk janë këtu, unë u them vetëm një gjë;Kur do flasim?

Ndërkaq Rama tha se mazhoranca e majtë nuk tërhiqet nga projekti për votën e emigrantëve, duke shprehur gatishmërinë që këtë ta miratojë edhe pa konsensusin e opozitës.

Rama: U bënë shumë çështje që nuk po gjejmë dakordësi. Ama çfarë unë ju siguroj është se votën tuaj, të drejtën e votës tuaj, mundësinë tuaj për të votuar ka vetëm dy rrugë për ne; Ose do ta bëjmë, ose do ta bëjmë! Unë uroj që ta bëjmë të gjithë sëbashku me konsensus. Nëse nuk do mundemi ta bëjmë me konsensus, do ta bëjmë edhe pa konsensus.

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha, bojkotoi ftesën për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, ndërsa tha se kreu i qeverisë po i përdor shqiptarët jashtë atdheut si fasadë.



Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-fton-bashen-nga-samiti-i-diaspores-kur-do-flasim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz