Pa Gjurme - Apel për ndihmë, kush e njeh këtë zonjë?/ Prej dy ditësh e sëmura strehohet në azil

2019-02-25 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Dt 25 Shkurt Pa Gjurme - Apel për ndihmë, kush e njeh këtë zonjë?/ Prej dy ditësh e sëmura strehohet në azil
Një zonjë ka humbur kontaktet me familjen. Prej katër ditësh ajo është dërguar në azilin e Tiranës nga personeli i spitalit nr.5. Zonja thotë se quhet Seli, nuk dihet se nga cili qytet është. Ajo vuan nga skleroza, ndërsa drejtori i azilit Hysni Kuka u bën apel qytetarëve që e njohin që të njoftojnë familjarët që ta marrin nga azili.

"Gruaja erdhi para katër ditësh nga spitali psikiatrik, është me diagnozë skizofreni. Nuk flet, njëherë thotë jam nga Durrësi, njëherë nga Përmeti. Ka mangësi. Ne iu përgjigjëm thirrjes së personelit të spitalit nr. 5 për ta marrë, pasi është normalizuar. Zonja nuk reagon për asgjë.

Ne nuk mund të komunikojmë me atë, prandaj do të doja që përmes televizionit tuaj që kush e njeh të njoftojë. Policia e gjeti në një situatë të rënduar rrugëve, e dërgoi në spital ku mori mjekim prej dy muajsh, pastaj e morëm ne" thotë drejtori i azilit.