Ora News – Videoja e turpshme, lirohet nga paraburgimi efektivi i Shkodrës

2019-02-22 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

#oranews #polici #videoeturpshme
Berhan Bajrakurti, polici i arrestuar mbi bazë të një video të publikuar në media, mbërriti në gjykatën e Shkodrës me një ambulancë, ndërsa doli prej aty i lirë.

Seksioni për të miturit ndryshoi masën e sigurisë "30 ditë burg" duke e lënë në "detyrim paraqitje" për akuzën e ngacmimit seksual.

Ai u vu në pranga pas denoncimit, ku në emër të një nëne nga Gruemira akuzohej se kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare.

Por veç denoncimit online, ku shkruhej në emër të një nënë, askush nuk u paraqit në Polici për të kallëzuar zyrtarisht policin 53-vjeçar.

Madje denoncuesja nuk u gjet as nga policia përgjatë hetimeve.

Në këto kushte, prokurori Vat Staka kërkoi lirimin nga qelia të Bajrakurtit.

Në seancën me dyer të mbyllura por edhe më herët në gjykatë, polici ka mohuar akuzat për ngacmim seksual të të miturës, teksa ka theksuar se videoja ishte xhiruar në momente intime.

Ai thotë se nuk e di si i rrodhi videoja, por thekson se e gjitha është bërë për ta dëmtuar në detyrën si efektiv apo edhe në familje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/videoja-e-turpshme-lirohet-nga-paraburgimi-efektivi-i-shkodres
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz