Kryemadhi: Mandatet tona janë të popullit, Rama fshihet si miu në vrimat e drogës

2019-02-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kryetarja e Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj gjatë protestës e cila ishte paralajmëruar të mbahej pa fjalime. Ajo deklaroi se vendimi për djegien e mandateve nuk ka kthim pas dhe se djegia e mandateve shënon fundin e tranzicionit që po kalon Shqipëria. Kryemadhi akuzoi kryemistrin Rama se ka ardhur në pushtet me paratë e drogës.

"Sot mandatet tona janë për t'u kthyer edhe njëherë në 1990. Ato nuk janë më fasadë e një parlamenti qe rrethohet me tela me gjemba. Jane mandatet e naftëtarëve. Dua t'iu them se nëse në ndonjë vend demokratik, një kryeministër apo një deputet do faktohej se ka blerë vota me kartelë droge do ishte në burg. Por prandaj djegia e mandateve tona nuk ka të bëjë me pozicionet politike por me fundin e tranzicionit që po kalon Shqipëria. Që të mos guxojë më njeri të vijë në pushtet me paratë e drogës. Nuk ka më kthim pas se do na mallokjna fëmijët tanë. Rama ka ikur se po të ishte i fortë ai do ishte në atë sallë dhe nuk do përfundonte si frikcak që fshehihet si miu mes vrimave të drogës. Secili nga ne ka një mision. Të ndajmë politikën nga droga dhe t'i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve", deklaroi Kryemadhi.