#oranews #dritandajti #gjyqtaret
Forcat Speciale kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (15 shkurt) në banesat e 3 gjyqtarëve, të cilët firmosën anulimin e dënimit me burg përjetë të Dritan Dajtit, dhe pranimin e gjykimit të shkuartuar duke ulur dënimin në 25 vite burg.
Gjatë kontrollit në banesën e Skënder Daminit u gjetën 17 mijë euro. Ndërkohë që gjatë bastisjes në Vlorë u gjetën 8 fishekë. Pas kësaj gjyqtari u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku u mor në pyetje për më shumë se dy orë.
Ndërsa Ora News ka siguruar videon e kontrollit të policisë në banesën e tij, mëson se gjatë dëshmisë Damini ka thënë se paratë e gjetura ishin të djalit të tij, i cili merrej me biznes, ndërsa fishekët të një pistolete që ai kishte disponuar me leje.
Policia i ka mbajtur për verifikim telefonin.
Kontrollet janë bërë në banesat e gjyqtarit Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë - i cili ka banesa në Tiranë dhe Sarandë - dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër - i cili ka banesë në Lezhë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/dritan-dajti-kontrolli-ne-banesen-e-gjyqtarit-damini-gjenden-mbi-15-mije-euro
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz