Report Tv-Mjerimi përlotës në familjen shqiptare që mbijeton me 5 mijë lekë në muaj

2019-02-12 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Të rrënuar moralisht dhe pa asnjë ndihmë jeton familja Llapushi në fshatin Somotinë të Pogradecit. Ardian dhe Altina Llapushi kanë 4 fëmijë, por shqetësimi më i madh i tyre është djali i cili është 10 vjeç dhe nuk është si të tjerët. Mjekët i kanë thënë se është me autizëm, madje i kanë sugjeruar edhe për trajtim me medikamente e shkollë speciale, por pamundësia ekonomike ka humbur çdo shpresë për dy prindit e 10-vjeçarit.

Shtëpia e tyre është në të rënë dhe shpresa e vetme për ta është vetëm tek zoti për të mos çuar ndonjë tërmet që çatia ti zërë poshtë.

Ky shqetësim ka bërë që Adriani të mos lëvizë asnjë moment nga banesa pasi vetëm ai mund ta mbajë në kontroll djalin e tij. Mundësitë për ta qetësuar me preparate mjekësore janë të pakta, pasi çmimi i tyre është shumë i lartë, e ajo çfarë duhet të bëjë Ardiani të shmanget nga punët e largëta për të qëndruar afër djalit të tij. E vetmja e ardhur për këtë familje janë 5 mijë lekë ndihmë ekonomike. Me ato mbahet gjallë e gjitha familja Llapushi prej 6 anëtarësh.

Kryefamiljarja apelon për një banesë të re, në mënyrë që edhe djali i tij të ndihet si fëmijët e tjerë, me shpresën se do të gjejë përmirësim në gjendjen e tij shëndetësore.

Familja Llapushi jeton në fshatin Somotinë, një fshat i thellë i rrethit të Pogradecit, ku edhe terreni i vështirë nuk e favorizon lëvizjen për të siguruar gjërat më minimale të një jetese më të mirë.