Prokuroria pushon hetimet për ish-deputetin e LSI, Gledion Rehovica kërkon rikthimin në Kuvend

2019-01-31 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANË - Një vit më parë iu hoq mandati nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si deputet që kishte gënjyer me formularin e dekriminalizimit duke fshehur një dënim të drejtësisë italiane, një vit më pas kërkon të rithehet sërish në parlament.

Report Tv ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila ka konfirmuar pushimin e hetimeve të prokurorisë për ish-deputetin Gledion Rehovica të hetuar për veprën penale të falsifikmit të formularëve, vilave dhe stampave. Ky vendim ëhstë marrë nga prokurori Julian Xhengo dhe miratuar më pas nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Rexhina Memlika.

Nga hetimet dhe verifikimet e njësisë së dekriminalizimit reuzlton se në itali Rehovica njihej me emrin Mina Kusta, por për prokurorin nuk ka vepër penale e për pasojë janë pushuar hetimet. E kur njësia e dekriminalizimit asokohe drejtuar nga Rovena Gashi kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të dënimit, autoritetet italiane janë përgjigjur më 9 prill 2018 palës shqiptare duke sqaruar se: ?Gledjon Rehovica nuk është dënuar ndonjëherë më parë në Republikën e Italisë?.

Ndërsa këtë vendim ish-deputeti e ka çuar në Gjykatë Administrative si provë duke rikërkuar mandatin e humbur, ka qenë KQZ ajo që ka kërkuar kohë për tu njohur me vendmin dhe seanca u shty. Sëbashku me Rehovicën në janar 2018 mandati iu hoq dhe deputetit të PDIU-s Aqif Rakipi, i cili po ashtu ka bërë padi në administrative duke rikërkuar mandatin.