Ora News - Tiranë, vranë 34 vjeçarin dhe e raportuan si vdekje aksidentale

2019-01-26 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një krim fshihet pas vdekjes së 34 vjeçarit Arben Gjeci i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës pasi ishte dërguar me plagë në kokë.

Nga të dhënat e para që u dhanë mbrëmjen e 25 janarit u mësua se i riu ishte gjetur pa ndjenja në rrugë dhe ishte transportuar për në spital ku më pas kishte ndërruar jetë por e vërteta ishte ndryshe: Bëhej fjalë për një vrasje. I riu ishte goditur me sende të forta në kokë. Krimi ishte shënuar në fshatin Bastar të Mesëm në Tiranë dhe sot janë vënë në pranga 3 persona.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Cami më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë viktimën Arben Gjeci 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

"Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë" informoi sot policia e Tiranës.

Shkak i ngjarjes dyshohet se kanë qenë ngacmimet që viktima bënte ndaj një anëtareje të familjes Cami banuese në vendin ku ndodhi ekzekutimi.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. Cami, motra e autorit, me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

Motra E. Cami dhe 29 vjeçari dyshohen se kanë fshehur ngjarjen.

Te arrestuarit

- E.C., 31 vjeç, për veprën penale ?Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen?;

- D.K., 29 vjeç, për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike?;

- E.C., 20 vjeçe, për veprën penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës?.

Hetimet- Puna intensive dhe e pandërprerë 48 orëshe e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zbardhi rrethanat dhe arrestoi 3 persona, për ngjarjen e raportuar në nisje si një vdekje aksidentale. Për shkak të hetimeve, policia informon se nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-35-vjecari-vdes-ne-spitalin-e-traumes