Drejtuesja e Krimeve të Rënda në Vetting, Komisioni: Ka probleme me pasurinë! ONM e ‘gozhdon

2019-01-22 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Kolona e pasurisë ka rezultuar me probleme për drejtuesen e prokurorisë së krimeve të rënda Donika Prela e cila këtë të martë doli para komisionit të vettingut. Sipas raportit të inspektoratit të deklarimit të pasurive zonja Prela kishte probleme me deklarimet e pasurisë, cka u konfirmua dhe nga hetimet e KPK-s. KPK kishte konstatuar se bashkëshorti i zonjës Prela, Vangjel Prela prej 2003 deri në 2011 kishte marrë pagesën nga një kompani ndërtimi cash duke shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimet.

Kjo gjetje u cilësua si shkelje edhe nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ku përfaqësuesi i ONM Teo Jacobs e cilësoi si një shije të keqe duke pyetur zonjën Prela: Ju lutem më shpjegoni si është e mundur që bashkëshorti juaj dhe pse ka pasur llogari bankare e ka marrë pagën në dorë, a është kjo një marrëveshje me firmën për të shmangur taksat? Ndërsa Prela ju përgjigj: ?Zoti Teo, as unë as familja ime nuk kemi pasur qëllim pasurimin e paligjshëm por ju vini nga një vend i BE-s ndërsa në Shqipëri ka pasur një tjetër realitet dhe tashmë ne kemi ngritur padi për firmën e ndërtimit që nuk ka paguar sigurimet e bashkëshortit tim?.

ONM gjatë fazës së hetimit i kishte drejtuar Prelës dhe pyetje për procesin ndaj Emiliano Shullazit pretenca e të cilit u bllokua për disa muaj si dhe procesin ndaj shtetasit L.R të hetuar nga Prela kur ishte drejtuese në Durrës. E për këto pyetje në përfundim Prela u shpreh se gjithcka ka patur ja ka paraqitur KPK-s. Po ashtu KPK gjatë hetimit kishte gjetur edhe dy hua të konsideruara si të dyshimta një 15 mijë euro të marrë nga familja Prela tek një kushëri i tyre dhe një hua tjetër në të cilën bashkëshorti i kryeprokurores kishte ndërhyrë për ta marrë një person i tretë. Vendimi për kryeprokuroren e krimeve do të jepet më 29 Janar ora 10:00, ndërsa për anën profesionale dhe në raport me drejtorinë e informacionit të klasifikuar Prela rezultoi se ishte në rregull.