Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Prokuroria e Krimeve të Rënda paraqiti të premten në Gjykatë, pretencën për bandën e të akuzuarve për tri grabitje të bujshme të ndodhura në autostradë gjatë transportimit të parave të bankave nga Tirana në Rinas.
Prokurori i çështjes në total kërkoi 127 vite burg për 8 të akuzuarit.
1-Dash Kupa 20 vjet burg
2- Ernest Kupa 19 vite e 8 muaj burg
3- Neim Avdyli 20 vjet burg
4- Ditjon Memlika 5 vjet e 8 muaj
5- Admir Cerpja 5 vjet e 8 muaj
6- Fatjon Xhyliu 16 vite burg
7- Dritan Sinani 16 vjet burg
8- Aleksander Murataj 24 vjet burg
Nga ky grup është ende në kërkim Admir Murataj.
Ngjarja e parë për të cilën akuzohet grupi që ka në përbërje edhe ish-ushtarakë të forcave komando, ndodhi në vitin 2015 pranë stacionit të trenit në Tiranë, ku në një bankë të nivelit të dytë u vodhën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro. Pak muaj më vonë rreth 2 mln paund, 800 mijë dollarë dhe sasi të tjera valute u vodhën pranë kthesës së Kasharit.
Ngjarja e tretë për të cilën akuzohen të pandehurit ndodhi pranë Rinasit gjatë transportimit të parave me makinën e policisë privatë, ku u rrëmbyen në automjet thasët me 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë dhe valuta të tjera.
Zbulimi i serisë së autorësisë së grabitjeve u bë në shkurt të 2017, ku policia dhe Prokuroria arrestuan anëtarët e bandës, të cilëve iu gjetën edhe një pjesë të shumave të vjedhura.
Kartëmonedhat ishin groposur në tenxhere, por edhe ishin fshehur në mënyrë origjinale në vende të tjera, duke u futur me qese në frigorifer.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroria-jep-pretencen-te-akuzuarit-e-grabitjes-ne-rinas