Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Katër ushtarakët e arrestuar për vjedhjen e armëve në Pashaliman pritet të dalin të hënën para Gjykatës së Vlorës për caktimin e masave të sigurisë.
Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë mësohet se është Harila Çela.
Deri tani në pranga janë vendosur shtetasit Ardit Ramaj dhe Lesko Ramosaco, roje të depos së armatimit dhe mbikqyrësit e tyre Ervist Memsula dhe Edlir Nelaj.
Në hetim janë dhe zyrtarë të tjerë të bazës ushtarake të Pashalimanit që dyshohet se bashkë me të arrestuarit kanë kryer tre vepra penale; shkelje të rregullave të shërbimit të rojes me pasoja të rënda, vjedhje armatimi dhe falsifikim i dokumentave nga punonjësi shtetëror.
Bazuar në hetimet e kryera nga policia ushtarake e Vlorës, vjedhja e municioneve, pushkëve snajper dhe granatave dyshohet se ka ndodhur pas orës 03:30 të datës 10 janar 2019.
Nga kqyrja e regjistrave të bazës ushtarake ka rezultuar se depot e armatimit janë lënë pa roje për rreth 4 orë mëngjesin e 10 janarit pasi ushtaraku është larguar për shkak të motit të ftohtë.
Shërbimi i rojes është rivendosur në orën 7 të ëngjesit kur punonjësi që ka marrë turnin ka firmosur dokumentat pa praninë e rojes që duhet të bënte dorëzimin e rregullt të gjendjes së depos së armatimit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vjedhja-ne-pashaliman-te-henen-4-ushtaraket-para-gjykates-ndaj-tyre-3-akuza