Pasi bllokuan dyert e fakultetit, një grup studentësh të Ekonomikut vendosin të ngujohen gjatë natës

2019-01-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Studentët duket se kanë hequr dorë nga protestat në sheshe. Kur pritej që ata t'i riktheheshin mësimit, pasi një gjë të tillë e njoftuan edhe universitetet, të ndarë në grupe të vegjël, ditën e sotme studentët janë mbledhur brenda fakulteteve ku kanë nxjerrë karriget dhe tavolinat në korridore, duke shkaktuar kaos si dhe kanë bllokuar dyert pavarësisht nga paralajmërimi i policisë një ditë më parë se do mbanin përgjegjësi ligjore për cenimin e procesit mësimor (Lexo këtu). Pasi u bllokuan dyert me karrige dhe tavolina, studentët e tjerë hyjnë dhe dalin në fakultetet përmes dritareve. Kjo është situata te Fakulteti i Drejtësisë dhe Ekonomiku. Një pjesë e studentëve të Fakultetit të Ekonomisë kanë vendosur që të ngujohen brenda shkollës deri në plotësimin e plotë të kërkesave. Ata shprehen se nuk janë kundër as pedagogëve dhe as rektoratit. Protagonistët e protestës shprehen jashtë kamerave se do tentojnë të qëndrojnë sa më gjatë brenda fakulteteve, për të pamundësuar në çdo moment zhvillimin normal të procesit mësimor. Ndërkohë që pranë fakulteteve bien në sy edhe forcat e policisë. Një grup studentësh, kryesisht përfaqësues të forumeve partiake, vijojnë të protestojnë, ndonëse qeveria ka miratuar 12 vendime si pjesë të Paketës për Universitetin që i jep përgjigje dhe zgjidhje pjesës më të madhe të tetë kërkesave të tyre.