Basha: Arta Marku të hetojë aferën e Unazës së Re - News, Lajme - Vizion Plus

2019-01-10 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte ka qenë në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit për kundështimin e projektit të Unazës së Re.Kryedemokrati përsëriti se projekti i Unazës së Re është një aferë e madhe kurruptive që pasuron kryeministrin Edi Rama.?Merita e madhe e këtyre banorëve është se vegla më tinëzare e Edi Ramës, përçarja përmes kërcënimeve, shantazheve e propagandës nuk pi ujë. Nuk ja dolën t?i përçajnë këta banorë. Një media e rëndësishme amerikane publikoi dje, faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve i vërsulën policinë e shtetit dhe atë bashkiake, nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhuar banorët. Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë nxorrën aferën korruptive të një kompanie fantazëm, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërruar shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge. Të gjitha këto çështje janë në shërbim të shefit të madh, dhe vetë Edi Rama është ai që qëdndron pas gjithë kësaj afere. Ky është një projekt për të pasuruar again e Surrelës.?Kreu demokrat lëshoi akuza të forta edhe në adresë të kryeprokurores se Pergjithshme Arta Marku, për të cilën tha se është shndërruar në vegël të kryeministrit.Gjithashtu në fjalën e tij Basha premtori se opozita do të jetë mbështetje për kauzën e banorëve të astirit që preken nga projekti i Unazës së Re.