Report Tv - Vrau gruan dhe kunatën me thikën e bukës, burg pa afat për Gazmend Mustën

2019-01-05 6 Dailymotion

Download Convert to MP3

Gazmend Musta 34 vjeç, që vrau gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe dhe kunatën Merisa Caushaj 18-vjeçe me thikën e bukës tre ditë më parë në Ballsh ka dalë para gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa gjyqtarja Marsela Balili ka vendosur masën burg pa afat, ndërsa rrezikon dënimin përjetë.

Report Tv siguron pamjet kur Musta është paraqitur në gjykatë kokulur dhe në lot, ndërsa i penduar ka pranuar krimin. Autori ka pasur vetëm një kërkesë; kujdesin për dy fëmijët e mitur 3 dhe 7 ?vjeç, të cilët deri në një vendim të gjykatës do të jenë në kujdestarinë e vjehrrës së tij. Musta do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti, Lauren Thomollari ndërsa në gjykatë në seancën sotme nuk ka pasur asnjë të afërm të tij.