Flet babai që vrau dhe groposi të bijën: Debatuam, s'doja ta bëja, nëna: Kisha 12 vjet që s'e shihja

2019-01-04 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

KORFUZ - Flet për herë të parë Aleko Petro, 52 vjeçari shqiptar që vrau të bijën 28 vjeçare natën e 2 janarit (Lexo këtu). I penduar për vrasjen e vajzës Anxhelina Petro, 52 vjeçari ka treguar dhe momentet e fundit para se ai ta godiste në kokë duke e lënë të vdekur. Aleko Petro ka folur për median greke Tv Open. ?Erdhi në shtëpi rreth orës 11:00 deri në orën 12:00 kaluam shumë mirë, e doja shumë, kujdesesha shumë për vajzën time. Kishte ikur nga shtëpia një ditë dhe nuk dija asnjë gjë se ku ndodhej. Nuk e kam goditur kurrë, edhe pse thonë të kundërtën kjo nuk është e vërtetë. Hëngrëm, biseduam, normalisht?.

Nuk i përgjigjej askujt në telefon? Nuk e di përse? dhe kërkoja të dija të vërtetën sepse shqetësohesha si baba, nga meraku e bëja këtë gjë. Më mirë të vdisja unë?. Në të vërtetë nuk e di sesi ndodhi. Pas orës 8:00 i ra telefoni: Jam tek babai i tha. Pak më vonë ra një tjetër telefon. I kërkuan që të dilte. Debatuam ? Ajo më thoshte, unë do të bëj çfarë të dua. Nuk dua të dëgjoj asnjë. Unë i thashë, përse sillesh kështu?dhe i them në rregull, bëj një hap pas që të qetësohet ajo. Jam penduar shumë nuk doja që ta vrisja, sinqerisht. Nuk jam i dhunshëm, nuk ushtroj dhunë ndaj askujt. Më shumë flas, kërkoj falje dhe nuk doja të bëjë këtë gjë?.

Në lidhje me të dashurin e Anxhelinës, një djalë me origjinë nga Afganistani, vetë Aleko Petro nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, kjo duke patur parasysh se në median greke motivi i vrasjes së 28-vjeçares ka qenë dhe pikërisht sherri mes babë e bijë për të dashurin e kësaj të fundit.