Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka uron trupat shqiptare në misionet ndërkombëtare

2018-12-31 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Rreth 300 ushtarakë shqiptarë do ta festojnë natën e Vitit të Ri duke shërbyer në misionet ndërkombëtare ku Forcat tona të Armatosura japin kontributin e tyre. Paraditen e sotme ministrja Xhaçka bisedoi në një lidhje video të gjithë kontingjentet, të cilët natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shërbim, në bazat ku ata shërbejnë.

Ministrja Xhaçka përgëzoi ushtarakët shqiptarë për shërbimin larg familjeve të tyre dhe uroi atyre një vit të ri sa më të gëzueshëm. Trupat shqiptarë në Afganistan uruan gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019 edhe pse siç ata thanë më humor, aty ku ata shërbejnë është viti 1397.

Në bisedën me trupat në Herat, ministrja u uroi kthim të mbarë kontingjentit që kthehet këto ditë dhe njoftoi ata që po marrin detyrën, se ka në plan që së shpejti t?i vizitojë nga afër ata. Ekuipazhi i ?Lissus? në detin Egje tregoi se natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në det, me ushqime të gatuara në anije.

Gjithashtu, ministrja bisedoi edhe me trupat shqiptare në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, përfaqësuesit tanë në KFOR-Kosovë, si dhe ekipin EOD në misionin e Bashkimit Evropian në EUTM-Mali, i cili nuk po trajnon vetëm ushtarakët atje, por edhe policinë dhe xhandarmërinë.

Të gjithë kontingjenteve ministrja Xhaçka u kërkoi komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm dhe kabinetin e saj, për çdo problem apo kërkesë që ata mund të kenë. Në fund, ministrja u uroi gjithë trupave të kthehen shëndoshë e mirë dhe që festat e ardhshme t?i festojnë pranë familjeve