Ora News - PS fton opozitën të miratoje kodin e ri zgjedhor brenda janarit

2018-12-27 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla ftoi të enjten e 27 dhjetorit, opozitën të vijë në Kuvend për të votuar kodin e ri zgjedhor i cili garanton votën e shqiptarëve jashtë atdheut.

PS, thotë Balla është gati që nesër.

Taulant Balla: "Në thirrjen e fundit që unë bëra në emër të grupit të PS-së, në dy seancat e fundit të kuvendit është që të mblidhemi e të votojmë sëbashku me opozitën Kodin e ri Zgjedhor, i cili garanton më së miri adresimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Jemi gati që nesër, as të mos presim 21 janarin që sipas rregullores është seanca e parë e sesionit të ri parlamentar për të miratuar kodin e ri zgjedhor që me të drejtë kërkon diaspora, votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Këta që u merakosën aq shumë për protestën e diasporës të bëhen bashkë me ne për të plotësuar kërkesën themelore të tyre.

Madje Balla shprehu gatishmerine per tiu bashkuar protestës së emigrantëve që kanë lajmëruar ta mbajnë më 28 dhjetor.

Taulant Balla: "Nëse do të ishim ftuar edhe ne do ishim pjese e protestës së diasporës"

Kryetari i grupit parlamentar komentoi dhe vendimin e policisë së Tiranës e cila ndalonte protestën duke thënë se askush nuk pengohet të protestojë por duhet të ketë emra organizatorësh.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-ftese-opozites-te-testojme-votimin-elektronik-me-30-qershor