Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pedagogu Fitim Zekthi i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se kriza në universitete është e thellë, ndërsa e konsideroi të papranueshëm faktin që të njëjtët persona drejtojnë universitetin prej 30 vjetësh.
Pjesë nga biseda:
Zekthi: Kriza në arsim është e thellë. Rektorët, dekanët, profesorët që janë aty me tituj të pa merituar, me plagjiatura, me tituj të fituara me mik. Aty ka gjëra qesharake. Ligji ka një rol. Para 6 vitesh, u zhvillua një fushatë nga partia që sot është në pushtet. U përdorën terma si rilindje. U bë ligj dhe u trumbetua si sukses i jashtëzakonshëm.
Taulant Muka: Ligji solli prapë rektorë dhe dekanë që kanë ngrënë në 28 vite.
Zekthi: Rektorët dhe dekanët e kanë menaxhuar universitetin si tarafe.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zekthi-universiteti-i-tiranes-i-drejtuar-me-tarafe-prej-30-vjetesh