'Unaza e Madhe'/ Avdjol Dobi javën tjetër në prokurori, pritet arrestimi i të riut

2018-12-19 2 Dailymotion

Download Convert to MP3

Teksa prokuroria e Tiranës është në pritje të një përgjigjeje nga autoritet amerikane për skandalin e dokumentave të falsifikuara të kompanisë ?DH-Albania?, Avdjol Dobi, 26-vjeçari misterioz që rezulton të jetë përfaqësuesi ligjor i kompanisë ?DH-Albania?, pritet që javën e ardhshme të paraqitet në prokurori. Qëllimi i thirjes së tij në prokurori është marja në pyetje rreth skandalit të fitimit të tenderit 18 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit dhe nënkalimit tek ish-sheshi ?Shqiponja?. Ka shumë gjasa që, pas marjes së dëshmisë dhe verifikimit të përgjigjes, që do vijë nga SHBA, ndaj Dobit dhe disa personave të tjerë të meret masa e arrestit nga prokuroria. Në pyetje do të merret edhe përkthyesja Shenda Kruja, e cila ka përkthyer dokumentet, me të cilat u fitua tenderi, ndonëse nuk e ka tagrin ligjor për ta bërë, pasi nuk figuron në listën e përkthyesve ligjorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Hetimet po drejtohen nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Ymeraj, e cila pritet të thërrasë për të marrë në pyetje edhe zyrtarët, që kanë kryer procedurat e tenderimit.