Report TV - Vettingu, Kolegji i Apelimit shkarkon nga detyra Kryetarin e Kushtetueses, Bashkim Dedja

2018-12-17 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Trupa e përbërë nga Ardian Hajdari, Luan Daçi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz arritën në përfundimin Bashkim Dedja nuk justifikon pasurinë dhe nuk ka nivelin e besueshëm për të vijuar detyrën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë kryetarin e Kushtetueses në datë 13 qershor (lexo këtu), por Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sot Kolegji vendosi që ta shkarkojë nga detyra, pasi nuk justifikon dy apartamente, njërin në Tiranë dhe tjetri në Golem. Sipas KPA, Dedja ka më shumë pasuri sesa mund të justifikojë dhe nuk ka shpjeguar burimin e të ardhurave financiare.

Pasuria që nxorri jashtë sistemit kryetarin e Kushtetueses (lexo këtu)
Bashkim Dedja ka një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146 metër katrorë dhe një garazh 15 metra katrorë, me vlerë 180 mijë euro, të cilën edhe pse sipas KPK e justifikon, por KPA e rrëzoi, pasi nuk ka të ardhura të mjaftueshme për ta justifikuar. Dedja në muajin qershor në KPK, deklaroi se 120 mijë euro i kishte marrë kredi për 20 vjet, ndërsa 35 mijë euro të tjera i kishte kursime ndër vite të tijat dhe bashkëshortes.