Basha me banorët e Unazës së Re: Është manipuluar plani urbanistik i Tiranës

2018-12-16 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar publikimin e një dënoncimi të ri nga opozita në lidhje me tenderin e Unazës së Re. Kryedemokrati e bëri këtë deklaratë nga protesta e banorëve të "Astirit" të cilëve iu bashkua pasditen e së dielës.

Basha: Këtu tek Unaza e re është konsumuar një krim i tretë që përfshin drejtëpërdrejt Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistik i qytetit të Tiranës, për t?i hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Me paratë e krimit të organizuar, të njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Siç ju kam paralajmëruar prej disa ditësh, ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga bixheti i shetit. Pra, këtu vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milion euro nga buxheti dhe dhjetra milion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës. Për këtë Edi Rama dhe Erjon Veliaj sëbashku, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar .

Basha vlerësoi edhe protestën e studentëve, që e vlerësoi si kryengritjen e dytë të studentëve dhe protestën më të madhe të të gjitha protestave në vend.

Basha: Dua ta bëj të qartë sot se prej ditës së parë ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, 8 pikat e tyre. Sikundër dua të përsëris sot ftesën ndaj prindërve të studentëve, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj demokratëve, ndaj socialistëve, ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike, por jo të organizatave kriminale si ajo e Rilindjes, të ju bashkohen bijëve dhe bijave të tyre.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-me-banoret-e-unazes-se-re-krim-shteteror-rama-drejtperdrejt-i-perfshire