Ora News - Gjimnazistët masivizojnë protestat, qytetarja paguan biletat e studentëve shkodranë

2018-12-13 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protestat për një arsim të lirë e cilësor vijuan në të gjitha qytetet kryesore të vendit. Gjimnazistët e qytetarëve i dhanë masivitetet vërshimit tubimeve, ndërsa një pjesë e studentëve u bashkuan para parlamentit

Studentët e Korçës e nisën protestën para Universitetit "Fan Noli" me një minutë heshtje për arsimin sipas tyre të dështuar.

Bashkimi i gjimnazistëve që këtë të enjte ishin më të shumtë në numër dhe qytetarëve i dha masivitet protestës.

Lumi i të rinjve, me pankarta, flamuj e thirrje vërshoi në qytet, duke bllokuar bulevardin e rrugët për disa orë, ndërsa në kor përsëritën kërkesat për një arsim të lirë e cilësor.

Edhe gjimnazistët e Beratit vijuan protestat në mbështetje të studentëve, por denoncuan se janë ndaluar nga drejtuesit e shkollave për tui bashkuar masivisht.

Ndërsa tre autobusë ishin nisur që herët për t'iu bashkuar protestës para Parlamentit, bashkë me studentë nga e gjithë Shqipëria.

Protestës në Tiranë iu bashkuan masivisht edhe studentët e Universitetit të Shkodrës dhe Elbasanit, të cilët më herët marshuan në qytetet ku ndjekin studimet.

Udhëtimi Tiranë-Shkodër kushton për studentët e protestës në vështirësi ekonomike, ndaj kjo grua ua pagoi biletat me paratë që djali i sjell nga emigrimi.

Protesta vijoi edhe pranë Universitetit të Gjirokastrës dhe Vlorës, ndërsa policia kishte marrë për shmangien e incideenteve pranë institucioneve të arsimit të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-njejten-kauze-me-tiranen-nis-protesta-e-studenteve-ne-rrethe