“Unaza”, Gjiknuri: Prokuroria hetim - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-11 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Energjitikës dhe Transporteve, Damian Gjiknuri ka deklaruar se do të ketë hetim ndaj kompanisë që ka falsifikuar dokumentet për tenderin e Unazës së Re. Në një konferencë për mediat, ministri u shpreh se prokuroria do të hetojë procesin për të treja lotet e Unazës. Ai tha se ARRSH ka pezulluar kontratën me kompaninë fituese ?DH Albania?, ndërsa theksoi se falsifikimi i dokumetave është bërë jashtë Shqipërisë. Një gjë e tillë u konfirmua nga përgjigjia që sollën autoritetet amerikane. Ndërkaq, ministri duke u ndalur tek falsifikimi i bërë nga kompania pohoi se dokumenti I dorëzuar prej saj ishte i plotë dhe për këtë arsye fitoi tenderin. Sipas Gjiknurit, shtetit nuk i është bërë asnjë dëm nga ky falsifikim I bërë nga ana e kompanisë. Ai shtoi se edhe OST ka pezulluar një tender prej 12 milion dollarësh fituar pikërisht nga kjo kompani.