Ora News - Basha tek Astiri: Kryeprokurorja po mbron aferën korruptive të Unazës së Re

2018-12-09 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shprehu mbështetjen për protestën e studentëve. Nga Unaza e Re, ku iu bashkua sërish protestës së banorëve të Astirit, Basha i cilësoi të drejta kërkesat e studentëve.

Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, kryetari i PD-së Lulzim Basha foli në mbështetje të protestës së studentëve.

Basha e cilësoi të drejtë kërkesën e tyre për ndryshim të sistemit të arsimit, duke përsëritur premtimin se kur PD të vijë në pushtet do ta anulojë ligjin.

Basha: Mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim protestën e drejtë të studentëve. Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë, ne jemi kundër ligjit për arsimin e lartë.Do ta anulojmë këtë ligj në momentin e parë që na besohet qeverisja e vendit me votë.

Basha u ndal sërish tek projekti për ndërtimin e Unazës, duke akuzuar kryeprokuroren Arta Marku se po e mbron këtë aferë korruptive.

Basha: Arta Marku e emëruar në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama në krye të Prokurorisë së Përgjithshme po e bën më së miri rolin e saj duke e mbrojtur ideatorin, planifikuesin dhe përfituesin kryesor të kësaj afere.Gishtin e drejtoj drejpërdrejtë tek Edi Rama.

Protesta e banorëve të Astirit ka hyrë në ditën e 36.

Në protestë ishin sërish edhe banorët e Bregut të Lumit.

Ata kërkojnë dëmshpërblim 100% për shtëpitë të cilat do të preken nga projekti, që sipas tyre është i paligjshëm dhe i ndërmarrë vetëm për përfitime personale të qeverisë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-tek-astiri-kryeprokurorja-po-mbron-aferen-korruptive-te-unazes-se-re