Serbia reagon per deklaratat e Rames ne Zagreb

2018-12-05 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Deklaratat nga Zagrebi kanë shkaktuar reagime të ashpra në Beograd. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të mbajtur në Kroaci. Brnabiç, në një konferencë për gazetar, tha se ka menduar se Rama është një politikan i përgjegjshëm. Ajo tha se nuk ka dëshirë tu përgjigjet ?gënjeshtrave pa fakte?, por kësaj radhe është e detyruar ta bëj një gjë të tillë. Rama, tha Brnabiç, ka për qëllim shtrembërimin e së vërtetës.

?Ka qenë për shkak të Interpolit apo për shkak të CEFTA-s tani? Është e pabesueshme që Edi Rama tani ka shkuar një hap tutje duke thënë se Prishtina është ankuar, por nuk ka patur reagim nga ana tjetër. Na e tregoni një dokument ku thuhet ose është evidentuar një kërkesë zyrtare.?

Kryeministrja serbe tha se Prishtina se pari është dashur të bie dakord se cili është sqarimi i tyre për vendosjen e taksës.  Por, sipas saj, nuk ekziston asnjë dëshmi se Kosova është ankuar ndonjëherë tek CEFTA.

?Mendoj se puna e një kryeministri të përgjegjshëm, siç e kam menduar edhe kolegun Edi Rama, është të merreni me gjëra konkrete dhe të krijoni një mundësi për jetë cilësore për qytetarët tuaj dhe të rajonit. Por, duket se jam zhgënjyer dhe qëllimi i vetëm i Ramës është të bëjë spin politik dhe të fajësojë Serbinë për të gjitha vendimet e pakuptimta të Prishtinës.?

Serbia është ankuar zyrtarisht tek CEFTA pas taksës së Kosovës me 27 Nëntor, ku ka kërkuar të nisin negociatat ose në të kundërtën do të bëjë padi tek Gjykata e Arbitrazhit.

Tv Klan