Vrasja në Bllok/ Dëshmitari që 'fundosi' Shullazin “rrezik” edhe Ervis Martinajn

2018-12-04 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Veç 7 akuzave me të cilat po përballet me drejtësinë Ervis Martinajt me shumë gjasa do t?i duhet të përballet edhe me dy të tjera. Që nga muaji mars i vitit 2017 dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja ka bërë një kallzim penal se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t?u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit dhe kur ai s?kishte pranuar e ka kërcënuar. Me këtë dëshmi prokuroria do të ngrejë ndaj Martinajt edhe akuzat e ?korrupsionit aktiv të dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia? dhe ?kanosjes për të mos kallëzuar apo dëshmuar para organeve ligjzbatuese?.

Caktimi nga gjykata e Apelit i masës së sigurisë ?arrest në burg? për Ervis Martinaj, si një nga të dyshuarit e masakrës së 4 tetorit 2018 ndodhur në ish-bllok, ka sjellë mobilizim të anëtarëve të grupit hetimor, me qëllim sigurimin e prova dhe fakteve të tjera, ku Martinaj besohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Plot dy muaj nga ndodhja e kësaj ngjarje në mes të Tiranës dhe arrestimi i Ervis Martinaj, në prokurorinë e Tiranës është ngritur një grup pune, ku po shfletohet dhe analizohet çdo kallëzim, çdo provë dhe dëshmi që është dhënë në kohë pranë organeve ligjzbatuese, kundër Ervis Martinaj dhe bizneseve të tij. ?Shqiptarja.com? mëson se pjesë e dosjes së masakrës së 4 tetorit 2018 është bërë dhe një kallëzim penal, që biznesmeni Ylvi Beqja ka depozituar në prokurori në mars 2017. Mësohet se në një nga ditët e këtij muaji, dëshmitari i mbrojtur dhe bashkëpuntori i prokurorisë Ylvi Beqja deklaroi para Gjykatës së Krimeve të Rënda se Ervis Martinaj i kishte ofruar 7 milionë euro për t?u tërhequr nga dëshmia në gjykatë kundër Emiljano Shullazit.