FSHN i bashkohet nismës së bashkisë për mbjelljen e pemëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-12-02 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fakulteti i Shkencave të Natyrës i është bashkuar nismës së bashkisë për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet. Disa drurë të dekorativë të llojit Lofata, iu shtuan lulishtes ?Qemal Stafa? pranë Presidencës.Erion Veliaj: ?E vetmja mënyrë e sigurt, me kosto të përballueshme dhe afatgjatë, për të prodhuar më shumë oksigjen është mbjellja e një peme. Ky është parku i ?lofatave?, pemë shumë të bukura të dhuruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.Bashkia vazhdon ta mbaje ne listën e prioriteteve mbjelljen e pemëve dhe Veliaj ka premtuar shënimin e rekordeve te reja ne këtë fushe.?Duam që brenda 2030-s në Tiranë të jenë mbjellë 2 milionë pemë, si një mënyrë për të kompensuar 200 mijë makina që sot ka Tirana, në atë që ne e quajmë ?Pylli Orbital?.Përveç donacioneve e fondeve te buxhetit te shtetit, personazhe te njohur ne Tiranë apo komunitete te ndryshme janë përfshirë ne nismën e bashkisë për te mbjelle sa me shume peme.