Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e 28 e protestës së banorëve që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re u mbyll me shoqërimin në policia të disa personave.
Shkëlzen Sadikaj, Altin Çeku, Festim Maçini dhe Gent Gjonaj janë disa prej emrave të cilët pas pas përplasjes me policinë u shoqëruan në komisariatin 6.
Ndërkohë deputeti i PD, Klevis Balliu shoqëroi në polici një prej protestuesve.
Deputeti Balliu tha se e shoqëroi të ndaluarin në furgonin e policisë, sepse policia ishte e dhunshme dhe prania e tij do të ndalonte abuzimin fizik.
Gazetarja e Ora News raporton se banorët kanë agravuar situatën duke u përplasur jo vetëm me forcat e policisë por edhe me operatorët e mediave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/duam-shpiat-tona-protestuesit-e-unazes-se-re-bllokojne-rrugen