Ministria e Ekonomisë sot i dorëzoi çmimet vjetore për përgjegjësi shoqërore. Për të parën herë që kur është vendosur ky çmim, numër më i madh i kompanive të vogla dhe të mesme kanë konkurruar për çmimet, në raport me kompanitë e mëdha. Edhe këtë vit sikur në të kaluarën, një nga kompanitë më të shpërblyera është EVN Maqedoni. Kjo kompani së bashku me Shparkase Bank Maqedoni, Elkotek Skopje, Pakomak, Adora Ingenering, Ohridska Banka, Univerziteti American College, Inetrvorks DOOEL Bitola dhe NLB Banka këtë vit fituan Çmimin Kombëtar praktika më të mira të përgjegjësisë shoqërore të ndërmarrjeve në Maqedoni 2018.Çmimin për praktikën më inventive e mori projektit "EVN bën punë vullnetare" i EVN Maqedoni - Shkup.