Hodhi kapsollën që i dëmtoi gishtat polices Ina Nuka, ‘burg pa afat’ për Daniel Drobaj

2018-11-26 1 Dailymotion

Download Convert to MP3

Si pasojë e veprimeve të Daniel Drobaj mbeti e plagosur efektivja e policisë Ina Nuka në të dyja duart në protestën e të enjtes para parlamentit me kapsullen e hedhur nga ai. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorëve për ta mbajtur në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve të nisura nga prokuroria e Tiranës.

Daniel Drobaj u prangos dy ditë më parë nga policia e Tiranës, pasi nga pamjet filmike ai është identifikuar si personi që qëlloi tre kapsolla drejt efektivëve të policisë para parlamentit të enjten e protestës. Vetë Drobaj e pranon faktin se ka qenë në protestë dhe ka hedhur tre kapsolla por sipas tij i ka hedhur drejt llamarinave të murit rrethues të xhamisë së re dhe jo në drejtim të policëve. Nga kafazi i qelqtë, Drobaj u shpreh se është dhunuar nga policia dhe për të faktuar këtë ai hoqi fashon në dorë duke nxjerrë para kamerave gishtërinjtë e tij, për të cilët u shpreh se dy nuk i lëviz dot.

Për të ndjekur seancën e 18 vjeçarit, të pranishëm ishin dhe deputetët e opozitës, por ata u lejuan pak çaste njësoj edhe si media, pasi prokurorët Ndini Tavani e Kreshnik Ajazi kërkuan një seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Por, deputetët refuzuan të dilnin nga salla duke detyruar gjyqtarin Besnik Hoxha të ndërrojë sallën, duke e transferuar masën nga salla numër tetë në sallën numër 10.

Në përfundim të seancës avokati i Drobajt, Alfred Duka u shpreh se për klientin e tij s?ka një provë konkrete që e lidh me plagosjen e polices. Ndërsa deputetët e opozitës e cilësuan dhunimin e Drobajt si një veprim Cubash dhe paralajmëruan se do vazhdojnë të mbështesin banorët e unazës së re gjatë protestave që ata organizojnë.

Mësohet se familja e Drobajt , e ardhur nga Kukësi në vitet 1990, zaptuese e një trualli në gjurmën ku do të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës. Të dhënat e Regjistrit Tregtar tregojnë se Viktori (babai) dhe Lekë Drobaj janë pronar të një biznesi shumë fitimprurës mermeri, i cili është i lidhur me biznese të tjera të mëdha që kërkojnë këtë material.