Report TV - Gjonaj: Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t dhe dy punonjës në Vlorë

2018-11-21 0 Dailymotion

Download Convert to MP3

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë përmes një deklarate për mediat njoftoi sot shkarkimin nga detyra të Drejtorit të ALUIZNI-t Ardian Musta në Vlorë dhe 2 punonjësve. Arsyeja e shkarkimit është mosrespektimi i procedurave të kërkuara nga ligji në fuqi në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimit. Konkretisht, nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit ?Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë?, duke legalizuar një shtesë në një objekt ekzistues, duke cënuar pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës. Ministrja tha se kontrolli nisi pas denoncimit të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes. Gjithashtu Task-Forca për të luftuar korrupsionin ka rekomanduar edhe 24 masa disiplinore.

Deklarata e plotë
Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit shpreh në këtë informim javor se qeveria shqiptare është e vendosur të vijojë luftën pakompromis kundër korrupsionit dhe abuzimit me detyrën. Nga njëra anë thellojmë reformat, transformojmë sektorët dhe bëjmë të mundur që të gjitha këto ndryshime të vihen në funksion të cilësisë së jetës dhe shërbimeve që ofrohen ndaj qytetarëve dhe nga ana tjetër ndërtojmë çdo ditë një aleancë me qytetarët për t?u përballuar rast pas rasti me korrupsionin. Falë kësaj aleance me qytetarët, Task Forca Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar kontroll në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor ? Fier lidhur me respektimin e kërkesave ligjore për ushtrimin e veprimtarisë ekonomiko-tregtare nga ana e subjekteve ekonomike pa u regjistruar, mbajtjen, transportimin, përdorimin dhe tregtimin e mallrave pa dokumentacionin e duhur tatimor, si dhe të punonjësve të padeklaruar në organin tatimor.